Mbrëmja e djeshme, ashtu siç ishte parashikuar, shënoi edhe puntatën e fundit të spektaklit “Dance with me”.
Pas shumë sfidash, emocioneve të forta,bautave të shumta, por duke mos përjashtuar edhe raste incidentesh, përplasje mes konkurrentëve, largime dhe hyrje të reja, mbrëmë u kurorëzua edhe nata finale me çiftin fitues.
Alketa Vejsiu ka ftuar në studio fituesit e vitit të kaluar, Renato Mekollin dhe Laura Nezhën për t’u dorëzuar kupën çiftit më të mirë.
Ndërsa juria dhe vetë konkurentët vendosën që kupa të ngrihet nga Trimi dhe Xhensila, të shpallur kështu fitues të çmimit të madh të këtij edicioni dhe sikurse tha dhe Alketa, kjo kupë shkoi për Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndërkohë, thuajse një javë më parë këtë fitore të çmimit të madh e paralajmëroi edhe Linda Rei, e cila u largua nga spektakli vetëm pas disa puntatave për shkak të një mosmarrëveshje, duke postuar në rrjetet sociale një foto ku shpallej çifti fitues, duke qenë se gjithçka ishte xhiruar më herët (pra nuk ishte live), ndërsa ajo ishte e ftuar në natën finale.