Sa vjen e pakësohen tabutë në ekranet shqiptare.
Të radhës ka menduar ta thyejë emisioni i Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës, duke futur në konkurrim edhe një transgjinore. Blitz.al ka bërë me dije se transgjinorja Linda Rei do të jetë pjesë e “Dance with Me” 4, duke shënuar herën e parë që një transgjinore konkurron në një format të tillë. Personazhi 29 vjeçar u bë i njohur me rrëfimin e shndërrimit nga mashkull në femër në emisionin “Top Show”. Një lajm që i jep përmasa bombastike edicionit të ardhshëm të spektaklit të kërcimit, ku nuk ishin bërë të ditura shumë detaje deri tani. Kujtojmë se ndërkohë është zbuluar edhe pjesëmarrja e prezantuesit Kelvi Kadilli dhe bukuroshes Aurela Hoxha.