Kryeministrja britanike Theresa May ndonëse kritikohet se kërcen në mënyrë robotike guxon dhe del para të gjithëve duke kërcyer.
Pikërisht në fjalimin përmbyllës të Partisë Konservatore në pushtet, në tingujt e këngës së ABBA-ve, “Dancing Queen” dhe duke kërcyer në skenë, kryeministrja britanike Theresa May theksoi se “Britania post-Brexit premton shumë”.
Ajo deklaroi se ditë më të mira për këtë vend janë përpara. Edhe pse shumë britanikë, pavarësisht nga spektri politik, janë skeptikë për këtë deklarime, fjalimi përmbyllës i kryeministres në konferencën më të përçarë të partisë së saj konservatore në qytetin e Birmingemit përbën një tentativë të stërmundimshme për të rivendosur autoritetin e saj sidomos pas debateve për procesin Brexit, dalje ne Britanisë nga BE.
Dhe përtej fjalimit duket se kreu i Downing Street me performancën e saj bëri për vete të gjithë të pranishmit.