Dani Alves është gjithçka përveçse një personazh serioz.
Lojtari brazilian i Juventus njihet për natyrën e tij hokatare, të cilën e ka vënë në dukje jo vetëm në fushë nëpërmjet gjesteve të ndryshme si me topin ashtu edhe me lojtaret apo arbitrin, por edhe jashtë fushës së blertë. Herë ka hapur një shishe birre me këmbë sikur të ishte duke gjuajtur një top futbolli e herë të tjera është shfaqur duke u tallur me shokët e ekipit. Kësaj radhe ai vjen sërish si një personazh i vërtetë spektakli, duke shfaqur një talent tjetër. Mbrotjësi 33 vjeçar ka postuar një video në të cilën dhuron spektakël duke kënduar dhe prezantuar “Balada do Ano” në Brazil. Dhe duhet thënë se nuk këndon aspak keq, pasi ashtu si çdo brazilian para tij (kujtojmë Ronaldinhon), muzikën e ka në gjak. Një artist i vërtetë, brenda dhe jashtë fushe.