Dani Alvesh mund të quhet pa frikë tani një lojtar i Mançester Sitit. Mbrojtësi brazilian ka arritur një akord me drejtuesit e klubit anglez për të vijuar atje karrierën e tij.
Sipas mediave angleze palët kanë gjetur një akord dy vjeçar mes tyre dhe që pritet të zyrtarizohet ditët në vijim menjëherë pasi mbrojtësi të mbyllë përfundimisht aventurën e tij me Juventusin.
Mediat gjithashtu kanë zbuluar se paga e lojtarit do të jetë diku te 5 milionë euro, dhe që ka qenë dëshira e Pep Guardiolës për të sjellë në “Etihad” mbrojtësin brazilian.