Futbollisti shqiptar i cili prej vitesh jeton në Greqi, Daniel Cjapi, ka treguar gjatë një lidhje Skype në 3JAT se ka refuzuar ftesat e kombëtarës greke të të rinjve. Gjatë bisedes me Rudin dhe Mateon ai tha se menaxheri i tij ka qenë në kontakt me disa skuadra greke, por se kanë vendosur ti japin ofertave përgjigje negative. Ashtu si edhe familja e tij, edhe vet Danieli dëshiron te luaj me ekipin shqiptar U-19 ndaj është në pritje të nje kontakti nga Shqipëria zyrtare.
Ndiqni për më shumë biseden me të gjatë programit 3JAT: