INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daniel Craig heq dorë nga Agjenti 007 për një mision më sekret

Daniel Craig heq dorë nga Agjenti 007 për një mision më sekret

Publikuar më: 16:20 15-02-2016

Vazhdojne dyshimet nëse Daniel Craig do të jetë apo jo në rolin e protagonistit në sagën e Agjentit 007.

Ditëve të fundit qarkullojnë zëra se aktori do të shkëpusë kontratën me producentët e filmit, duke u larguar kështu përgjithmonë nga interpretimi i agjentit më të famshëm në botë, për një serial të ri të quajtur “Purity”. Ndërkohë ajo që dimë për momentin është fakti se 47-vjeçari ka ende një kontratë për rolin e James Bond. Në tetor të 2015-ës aktori pati deklaruar se do të vazhdojë të jetë pjesë e serive të reja, megjithatë na mbetet të presim për të mësuar nëse Daniel Craig ka ndërruar mendje apo jo.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003148078918457