Dy vjet më parë tha se më mirë priste damarët sesa të interpretonte në një tjetër film si agjenti James Bond, por aktori Daniel Craig duket se ka ndryshuar mendim.
Aktori i famshëm ka rënë dakord që të jetë pjesë e filmit të tij të pestë si agjenti 007 shkruan Daily Mail. Producentja Barbara Broccoli ka arritur të sigurojë aktorin Daniel Craig për filmin e radhës, ashtu si edhe këngëtaren Adele për kolonën zanore të filmit.
Kjo nuk është hera e parë që këngët e Adele-s bëhën pjesë e filmit të njohur, në vitinin 2012 ka qenë “ Skyfall”. “Craig dhe Adele së bashku janë një skuadër fituese, zgjedhja më e mirë dhe garanci për suksesin financiar të filmit”, tha një burim.