INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Danimarka nis zbatimin e ligjit. Dënohet gruaja e parë për mbajtjen e burkës në publik

Danimarka nis zbatimin e ligjit. Dënohet gruaja e parë për mbajtjen e burkës në publik

Publikuar më: 12:57 04-08-2018

Një grua 28-vjeçare është bërë personi i parë që u gjobit në Danimarkë për mbajtjen e burkës (velit islame që mbulon të gjithë kokën me përjashtim të syve) pasi vendimi për ndalim e përdorimit të tij në vendet publike hyri në fuqi të mërkurën.  Ngjarja erdhi në vëmendjen e policisë, kur një përleshje shpërtheu mes saj dhe një gruaje tjetër në krye të një shkallë lëvizëse në një qendër tregtare në veri të Kopenhagës. Gruaja tjetër i kërkonte që të hiqte mbulesën, por ajo nuk pranoi. 28-vjeçarja u gjobit kur nuk pranoi të hiqte velin. Ligji i ri ka provokuar protesta dhe kritika nga grupet e të drejtave të njeriut. Nuk përmend emrat e mbulesave si (burkas dhe niqabs), por thotë "kushdo që mban një veshje që fsheh fytyrën në publik do të dënohet me një gjobë".  Policia tha se të dyja gratë u akuzuan për shkelje të paqes ndërsa njëra prej tyre e për shkeljen e ligjit të mbulesës së fytyrës. Ajo u gjobit me 1.000 kronash, 155 dollarë pasi refuzoi të hiqte mbulesën me kërkesën e tyre. Të mërkurën mbrëma protestuesit u mblodhën në kryeqytet për të demonstruar kundër ligjit, me gra në burka dhe mbulesa tradicionale që qëndronin pranë njerëzve me mbulesa të improvizuara. Incidenti i të premtes është raportuar të ketë ndodhur në një qendër tregtare në Horsholm, 25 km (15 milje) në veri të Kopenhagës. Disa gra muslimane kanë thënë se nuk do të respektojnë ligjin - që përmban një dënim 1.500 dollarësh për shkelësit përsëritës. Human Rights Watch ka shënuar ndalimin "diskriminues" dhe tha se ishte "e fundit në një trend të dëmshëm". Vitin e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështeti një ndalim të ngjashëm belg, duke thënë se harmonia komunale rriti të drejtën e një individi për shprehjen fetare. Dënime të plota ose të pjesshme janë në fuqi edhe në Francë, Austri, Bullgari dhe në shtetin gjerman të Bavarisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174