Çifti fitues i Big Brother 9 ishte në fokusin e të gjithve pas lajmit të shtatzënisë së Fotinisë
Ditën e djeshme çifti, Danjeli dhe Fotini, postuan një foto në profilin e tyre të përbashkët në Instagram ku lanë të kuptohej se po prisnin një fëmijë pasi të dy mbanin me duar barkun e Fotinisë. Të shumta ishin urimet nga ndjekësit, por duket se Fotini dhe Danjeli “u tallën” me të gjithë. Pasi sot ata postuan ekon e “fëmijës”. Dhe del se “bebi” në të vërtetë ishte një hamburger. Dhe si mbishkrim, Fotinia shkruan: “Nëse dikush më thotë që ha shumë, e ha edhe personin që ma thotë.” Pra mesa shihet Fotini nuk eshte shtatzënë por thjesht ka marrë disa kile më tepër./intv.al/