Pak gjëra kanë ndryshuar që kur Danjeli dhe Fotinia dolën nga shtëpia e Big Brother.
Ata vazhdojnë të flenë në një shtrat së bashku edhe jashtë mureve të shtëpisë së monitoruar, duke vazhduar historinë e tyre të dashurisë. Ata duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe këtë e vërteton edhe një nga fotot e fundit që kanë publikuar. Dyshja ka postuar në Instagram një foto nga shtrati, me Danjelin të zhveshur që mban pas vetes bashkëshorten e tij. Kjo pamje duket se i vë shkelmin mendimit se martesa e tyre brenda shtëpisë ishte thjesht për spektakël.