Nuk e di për ju, por kur unë dëgjoj fjalën 'private' e para gjë që më vjen në mendje është privatësia.
Megjithatë duket se ky nuk ishte rasti i darkës së organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti për prezantimin e koleksionit të tij "La Belle Epoque". Ndonëse me një numër shumë të limituar të ftuarash, ndër to bukuroshet Elvana Gjata, Nora Istrefi, Tuna, Armina Mevlani apo Lori Hoxha, Valdrini nuk arriti ta mbante edhe aq private darkën e së dielës në Altar. Hmm çfarë shkoi keq do thoni ju?! Po ja si fillim një event i tillë kaq intim nuk kishte nevojë për promon e bërë në Instagram përmes ftesave të personalizuara të vetë stilistit. Secila nga të ftuarat e postoi ate në profilin e saj personal duke bërë kuriozë me qindra mijëra njerëz. Më pas vjen prania e fotografeve dhe mediave, si ajo Top Chanel, të cilët kurrsesi nuk shkojnë bashkë me termin "darkë private". Për të mos harruar qershinë mbi tortë, Insta Stories, një risi kjo e cila me një klikim të vetëm na zbuloi pothuajse çdo detaj apo moment të mbrëmjes edhe ne që nuk ishim të ftuar në darken elegante (derisa erdhi koha të kërcenin mbi tavolina) të kuruar nga Anabel Events!