INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Darkë sekrete mes Fatos Nanon dhe Ramës, reagon kryeministri

Darkë sekrete mes Fatos Nanon dhe Ramës, reagon kryeministri

Publikuar më: 10:01 11-06-2017

Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Për këtë takim, ka reaguar këshilltari i Fatos Nanos në kohën kur ky ishte kryeministër, Ylli Dylgjeri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai përsërit frazën tashmë të njohur të kryeministrit Rama, “nuk keni parë gjë akoma”.

Nuk dihet se për çfarë e ka përsëritur këtë frazë edhe ish-këshilltari i Nanos, por mbeten për t’u parë zhvillimet politike në ditët në vijim.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Fatos Nanos, kur u shpreh mbrëmë pas takimit të përbashkët se situata aktuale politike nuk është çeshtje timoni, por destinacioni”. Rama në një takim me sipërmarrës në Golem tha se Nano pati shumë të drejtë me këtë deklaratë, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.

“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çeshtje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët  e nevojshëm të eksperiencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë.



Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809