INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasëm në Komo? Ja si qëndron e vërteta për zërat se Lori Hoxha do të martohet[FOTO]

Dasëm në Komo? Ja si qëndron e vërteta për zërat se Lori Hoxha do të martohet[FOTO]

Publikuar më: 11:57 16-03-2018

Epo kur vjen puna të flitet për një fashioniste, si Lori Hoxha, pothuajse i gjithë publiku po ashtu edhe mediat rozë janë sy e veshë për të zbuluar më shumë detaje rreth jetës së aksionares së Top Channel.

Së fundmi në media qarkullojnë zëra se Lori dhe i dashuri i saj Vis Bajraktari, këtë vit, në fund të korrikut do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre me martesë. Gazeta Dita shkruan se aksionerja e Top Medias do të organizojë një dasmë madhështore që do të zgjasë thuajse një javë në liqenin Komo në rajonin e Lombardisë në Itali, ku do të jenë të ftuar edhe emra të njohur.

Po ta mendosh që së fundmi dyshen nuk e kemi parë të ekspozohen shumë së bashku dhe kanë munguar postime në Instagram të çiftit, këto zëra lënë paksa për të dëshiruar edhe pse dihet se Lori dhe Visi janë akoma në një lidhje.

Por kujdes ndryshe nga Lori dhe Visi, po të mendojmë pak për Sara Hoxhën dhe Ledion Liçon mund të zbulojmë diçka shumë interesante.

Në publik Sarën dhe Ledionin i kemi parë shumë të hapur për të shfaqur jetën e tyre dhe po të bëjmë një retrospektivë të vogël, Sara kur ka qenë e ftuar në “Shiko Kush Luan” është shprehur se martesa e saj me Ledionin do të ndodhë pikërisht në vitin aktual që jemi.

Cili nga çiftet do ta celebrojë martesën në një vend fantastik si liqeni i Komos, Lori dhe Visi apo Sara dhe Ledioni?

Durim! Në një moment gjithçka do të zbulohet...

r6y_45.PNG

t_gh45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082