INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DASH ‘godet’ qeverinë shqiptare. Fëmijët të angazhuar në format më të këqija të punës

DASH ‘godet’ qeverinë shqiptare. Fëmijët të angazhuar në format më të këqija të punës

Publikuar më: 15:26 05-10-2018

Fëmijët në Shqipëria angazhohen në format më të këqija të punës duke përfshirë minierat dhe lypjen e detyruar. Një raport i publikuar nga Departamenti i Punës së SHBA-ve tregon për situatën e vështirë me të cilën përballen shumë fëmijë shqiptarë të cilët detyrohen të punojnë në punë të rënda. Departamenti amerikan nënvizon faktin se fëmijët shqiptarë punësohen në bujqësi, miniera, ndërtim, industri tekstile, të kryejnë punë në rrugë (shitje, larje makinash, lustrim këpucësh). Ata mbledhin materiale të riciklueshme në rrugë dhe landfille si dhe punojnë në tregti me pakicë e shumicë. Raporti zbulon se 87 për qind e fëmijëve të moshës 5-14 vjeç punojnë në agrikulturë, 9.6 % në sektorin e shërbimeve dhe 2.9% në industri. Fëmijët trafikohen brenda vendit në Shqipëri por dhe jashtë vendit në vendet fqinje dhe në vendet e BE-së për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar, duke përfshirë këtu lypjen. Trafikimi i brendshëm i fëmijëve dhe lypja është rritur gjatë viteve të fundit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Fëmijët e rrugës, sidomos ato nga komunitetet egjiptiane dhe rome, janë jashtëzakonisht të pambrojtur dhe bëhen lehtësisht viktima të trafikimit. Departamenti amerikan përmend faktin se fëmijët në Shqipëri mbledhin kromin rreth minave ku gjenden mbeturinat e nxjerra nga tunelet e galerive dhe ndonjëherë mbajnë gurë të rëndë për kilometra të tërë. Prindërit janë të vetëdijshëm për faktin se fëmijët e tyre mbledhin krom. “Ndonëse qeveria bëri përpjekje domethënëse gjatë periudhës raportuese, ligji nuk e ndalon në mënyrë eksplicite përdorimin, apo ofrimin e fëmijëve për aktivitete të paligjshme”-konstaton raporti. Qeveria shqiptare vuri në dukje në vitin 2017 se buxheti nuk mbulonte të gjitha burimet e nevojshme për inspektorët e punës, siç janë automjetet dhe hapësirat e zyrave. “Në vitin 2017, agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri vepruan për të luftuar punën e fëmijëve megjithatë ekzistojnë boshllëqe që pengojnë zbatimin adekuat të ligjit penal, duke përfshirë alokimin e burimeve njerëzore”-konstaton raporti.

puna_e_femijeve_ne_Shq.png

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273