INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DASH i shqetësuar: Terrorizmi iranian ka mbërritur në Shqipëri

DASH i shqetësuar: Terrorizmi iranian ka mbërritur në Shqipëri

Publikuar më: 15:35 08-08-2017

Terrorizmi iranian ka mbërritur në Shqipëri. Kështu thuhet në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Terrorizmin për vitin 2016. Sipas këtij raporti, Irani është përpjekur të infiltrohet në vend përmes organizatave kulturore dhe bamirëse teksa Shqipëria konsiderohet si pikë kuçe për përparimin e tyre drejt Bashkimit Europian. Në këto kushte, raporti i DASH vlerëson se mbarë komuniteti ndërkombëtar duhet të tregohet vigjilent ndaj këtij kërcënimi.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve për vitin 2016, ku bie në sy edhe përmendja e Shqipërisë, jo si një vend mbështetës, por si një vend i shënjestruar nga terrorizmi.
Ashtu siç bëri në Bosnje,thotë raporti, Irani ka tentuar të infiltrohet në vendin tonë përmes krijimit të organizatave bamirëse dhe kulturore që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.
Më tej, raporti thekson se Irani ka vijuar aktivitetin terrorist, duke rritur mbështetjen për Hezbollahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupimet e ndryshme në Siri, Irak e mbarë Lindjen e Mesme. Por pavarësisht përpjekjeve, terrorizmi iranian nuk po gjen mbështetje në popullsinë e përgjithshme të vendit tonë.
Qeveria shqiptare dhe parlamenti arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar demokratik MEK të Iranit, të vendoseshin në vendin tonë vitin e kaluar.
Sakaq, komuniteti ndërkombëtar do të duhet të tregohet vigjilent e t’i bashkohet sanksioneve amerikane ndaj Trupave të Gardës Revolucionare Islamike për të mos lejuar fuqizimin e mëtejshëm të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436