INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DASH lëshon alarmin, në Shqipëri fshihet situata fiskale

DASH lëshon alarmin, në Shqipëri fshihet situata fiskale

Publikuar më: 10:31 19-08-2019

Në raportet më të fundit botërore të institucioneve financiare, sqarohet qartë se Shqipëria, fsheh situatës fiskale, për borxh publik të ‘maskuar’ kryesisht përmes koncesioneve. Për të njëjtën çështje ka ngritur alarmin dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në Raportin e Transparencës Fiskale të publikuar nga DASH rezulton, se Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale. Vendi ynë renditet krah Afganistanit dhe Armenisë. Raport përshkruan kërkesat minimale të transparencës fiskale të zhvilluara, azhurnuar dhe forcuar nga Departamenti në konsultim me agjencitë e tjera.
Raporti vlerëson se shumë qeveri nuk kanë plotësuar kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe më tej ka treguar dhe ato kanë bërë përparim drejt përmbushjes së kërkesave gjatë periudhës së rishikimit nga 1 Janari-31 Dhjetor 2018.
Shqipëria nuk ka bërë përparim në këtë fushë, pasi bën pjesë tek vendet të cilat kanë një minimum kriteri të transparencës fiskale. Shqipërisë i kërkohet që të marrë me seriozitet procesin e transparencës fiskale duke informuar publikun për investimet e bëra.
Në këtë nivel negativ si vendi ynë janë dhe 74 shtete të tjera nga 140 të marra në analizë. DASH arriti në konkluzionin se mungesa e transparencës fiskale mund të jetë një faktor që ndikon tek korrupsioni.

raport_i_dash.png

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658