Deputetët e mazhorancës dhe kryesisht ata të opozitës kanë sot shumë tema të nxehta për të debatuar në Kuvendin e Shqipërisë. Deklaratat e ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani për ministra që “kalonin natën me dashnoret në hotelin e të superkërkuarit Klement Balili, ‘Santa Quaranta”, do të përplasë palët. Por ndërsa pritet me interes nëse do të ketë edhe artikulime akuzash me emra konkretë, një tjetër çështje që mund të “shpëtojë”, ministrin në fjalë nga vëmendja e padëshiruar, janë akuzat e forta të ambasadorit amerikan Donald Lu në Tiranë. “Zgjedhje në rrezik, drejtësi e kapur, kryeprokurori që shkel kushtetutën”, janë vetëm disa prej deklaratave të forta të kryediplomatit amerikan. Megjithatë e sigurtë është që kryeministri Edi Rama nuk do të jetë pjesë e debatit pasi është nisur për një vizitë zyrtare në Kosovë.