Një tjëtër bekim në familje.
Kerry Washington bëhet nënë për herë të dytë. Burime pranë E! News treguan se aktorja protagoniste e serialit të famshëm “Scandal” ku luan rolin e konsulentes, njëkohësisht dashnores së Presidentit të SHBA-së, ka sjellë në jetë më 5 tetor një djalë që e quajtën Caleb Kelechi. Kerry dhe bashkëshorti i saj Namdi janë martuar në vitin 2013-të ndërkohë që kanë edhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur Izabelle. Lajmin e shtatëzanisë vetë aktorja e dha në muajin maj, kur pati edhe disa dalje publike në tapetin e kuq!