Rreth një muaj më parë Roberto Cavalli, ndërmori një mision me veten e tij, atë të ofendimit dhe hapjes së një konflikti me bloggeren e njohur Chiara Ferragni.
Debati ndodhi si pasojë e një postimi të Chiara-s në Instagram, ku ajo shfaqej me bikini dhe dukej në një super formë, pak kohë pasi kishte sjellë ne jetë djalin e saj.
Sipas Roberto-s ajo foto ishte një reklamë e kërthizës së Ferragni-t dhe se blogerja nuk ishte gjë tjetër, veçse një makineri lekësh dhe e bënte çdo gjë pa dashuri. Gjithashtu ai ka arritur deri aty sa preku dhe temën e mëmësisë, duke i komentuar se nuk e ka ushqyer djalin me gji, pasi kishte frikë mos i prishej gjoksi.
Këto komente shkaktuan shumë debate ato ditë, por mesa duket Cavalli-t i pëlqen të “ngacmohet”, sidomos me Ferragni-n pasi ai sërish ka lënë një koment në një foto të saj.
“Dashuri apo publicitet?”- ka komentuar Roberto tek një foto ku duket çifti Chiara-Fedez duke u puthur në Milano. Vetëm se këtë herë ky koment i tij nuk ka kaluar vetëm me përgjigjen që i kanë kthyer fansat e çiftit, por dhe me një reagim nga Fedez, i cili i përgjigjet komentit: “Viagra apo Xanax”. Sigurisht pyetje kjo e shoqëruar me një zemër si për të treguar që Fedez dhe Chiara kanë vetëm dashuri për të tjerët, ironikisht, raporton ‘Blitz.al’.
Këtë përgjigje Fedez e ka postuar edhe në Insta story, ku e ka shoqëruar me mbishkrimin “Solo Amore”, pra “Vetëm Dashuri”.