Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Por pas përfundimit të programit, jo vetëm që nuk vazhdojnë njohjen, por as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin. Madje Mevlani ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj, që e ka përpunuar dhe e ka publikuar sërish, pa emrin e Ledjanës.
Çfarë mendon kjo e fundit për këtë? E ftuar në rubrikën “N’fermë”, me Ervin Kurtin, ish-konkurrentja tha: “E ka publikuar prapë”, por tha se nuk e dëgjonte e nuk kërcente me të.
E pyetur se për deklaratat e saj se do të hakmerrer ndaj Mevlanit, dhe pse e përmendin aq shumë njëri-tjetrin në intervista, nga urrejtja apo dashuria, Ledjana tha: “Ai e ka nga dashuria e madhe, unë nga urrejtja”.
Ervin Kurti e pyeti nëse kishte krijuar diçka tjetër, dhe ajo pa hezituar tha “Po”, madje shtoi se i sillte lule çdo ditë dhe i ka premtuar botën. Megjithatë, nuk preferoi të jepte detaje të tjera, e aq më tepër të tregonte foto.
Për më shumë ndiqni intervistën: