Loredana është një ndër reperet më të dashura dhe të preferuara për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës.
Siç mund ta keni vendosur re se pasioni i Loredanës për tatuazhet është shumë i madh.
Reperja numëron disa të tillë në trupin e saj e kurrësesi nuk mund të mos kishte një që i dedikohej vogëlushes së saj.
Një gjë të tillë Loredana e ka realizuar së fundmi dhe vetëm ditën e sotme e ka treguar në rrjetet sociale.
Me anë të një fotoje të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit,Instastory, reperja ka zbuluar se në parakrahun e saj, ka gdhendur me shkronja të mëdha, qartë dhe pastër emrin e së bijës:
“Hana”- ka shkruar ajo në krahun e saj.
Po ta shikoni me vëmendje tatuazhin e saj, krahas emrit të vogëlushes, në po të njëjtën zonë, pakës më pranë kryqit, reperja ka dhe simbolin e syrit të keq që në vende si Greqia dhe Egjipti, besohet se e mbron mbajtësin e këtij simboli nga të këqijat.