INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dashuri me përqafime apo seks i zjarrtë?', Atdheu flet edhe për Anën: Është shumë ... [VIDEO]

'Dashuri me përqafime apo seks i zjarrtë?', Atdheu flet edhe për Anën: Është shumë ... [VIDEO]

Publikuar më: 18:29 28-01-2021

Atdheu është një nga djemtë më të përfolur të këtij edicioni në “Për’puthen”. Në fillim ai pati disa takime mjaft romantike me Ana Lleshin, e cila nuk është më pjesë e programit.

Produksioni vendosi që Ana të përjashtohej nga programi, pasi Arjoni publikoi një foto të me ish-konkurrenten në një krevat. Duke qenë se ata të dy thyen rregullat u vendos që të përjashtohej.

Por para se të largohej përfundimisht Ana u rikthye dhe një herë në emision, ku Atdheu i dhuroi një puthje në buzë. Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë çfarë mendon Atdheu pas gjithë këtyre ngjarjeve që lidhen me Anën.

Në “AfterParty”-n e Luana Vjollcës, Atdheu është shprehur se Ana është shumë e veçantë. Më pas ai ka treguar se vajza perfekte për të është e mençur, e bukur dhe me karakter të fortë.

 

Ndërkohë Ana e ftuar para disa javësh tregoi se priste një puthje në ballë si gjithmonë nga Atdheu dhe jo një puthje në buzë. Por duke qenë se puthja në buzë ndodhi, ajo kishte vendosur që ata të mos komunikonin më së bashku.

Article Logic
Execution time: 0.002532958984375