INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuri në kohën e sekondave, sa shpejt e kupton

Dashuri në kohën e sekondave, sa shpejt e kupton

Publikuar më: 17:24 26-09-2018

Jo orë, as minuta por mjaftojnë një e treta e sekondës për të kuptuar nëse dikush është tërheqës apo për të rënë në dashuri.

Është ky rezultati i një studimi të realizuar nga universiteti Bamberg në Gjermani.

Sipas shkencëtarëve ne arrijmë të identifikojmë dikë pas 244 milisekonda, e në këtë mënyrë japim verdiktin tonë pas 59 miliseknada, nëse personi që shohim na pëlqen apo jo, është tërheqës apo jo.

Ne identifikojmë gjininë e dikujt pas 244 milisekonda, kështu që ne japim një vendim mbi atraktivitetin vetëm 59 milisekonda më vonë.

Psikologët gjermanë monitoruan aktivitetin cerebral të 25 studentëve, duke i vëzhguar kur shihnin 100 foto, dhe regjistronin momentin nëse personi në portret ishte atraktiv.

Sipas analizës shpejtësia me të cilën bëhen vlerësimet pasi të jetë përcaktuar seksi i dikujt sugjeron që njerëzit 'udhëhiqen fuqishëm nga stereotipet gjinore' të asaj që konsiderohet tërheqëse.

“Megjithëse mund të konsiderohet si shumë e padrejtë, pamja fizike është ajo cka shihet në jetën e përditshme. Një teori është se ne kemi evoluar për të gjetur atraktivitetin spër të rritur shanset për të përzgjedhur një bashkëshort të përshtatshëm, me pamje të mirë por edhe të lidhur me inteligjencën më të lartë dhe shëndet më të mire” theksojnë psikologët.

Një kërkim i tillë u inspirua nga mediat sociale por që tregon shumë për raportin që lind mes dy personave.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387