Aurela Gaçe po kalon periudhën e dytë më të ëmbël të jetës së saj, pasi pret të bëhët përsëri nënë e një vajze. Që në momentin kur ka ardhur Grace në jetë, këngëtarja nuk e ka fshehur asnjëherë lumturinë për këtë bekim që i ka dhënë zoti, e shpesh herë ka postuar foto e video në rrjetet sociale gjatë momenteve të ëmbla me vajzën e saj. Por ndoshta kjo video e rradhës është më e bukura. Ajo ka postuar një video ku vajza e saj e “bombardon” me puthje mami Aurelën, teksa ndodhen në një kafene.
“Nuk kam të ngopur me këtë lloj dashurie. Zot faleminderit. Nuk më duhet gjë tjetër përveç kësaj dashurie”, shkruan këngëtarja.
Me siguri Grace nuk do të jetë xheloze për motrën e saj që do të vijë në jetë, madje me padurim po pret të lindë, pasi e kemi parë shumë herë në fotot e këngëtares 41 vjeçare duke puthur barkun e mamit. Epo nuk thonë kot “Kush ka vajza botën ka”.