Shumë shpejt modelja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini pritet të sjellë librin e saj të parë, me të cilin ka zgjedhur të ndajë gjithë historinë e jetës dhe rrugëtimit të gjatë drejt suksesit.
Pak më parë Angela ka zbuluar dhe kopertinën e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Dashuri, shpresë, dritë”, ka vendosur Martini ta quajë këtë autobiografi, e cila pritet të jetë në treg edhe në panairin e librit.
“Nuk mund të pres ta ndaj historinë time me të gjithë ju. Në dyqanet e librave pranë jush, shumë shpejt”, ka shkuar Angela. Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, midis të cilave nuk kanë munguar dhe urimet nga miqtë më të mirë të saj.