INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuri si nëpër filma! Nuk do ta besoni si janë njohur Besi dhe Xhensila [FOTO]

Dashuri si nëpër filma! Nuk do ta besoni si janë njohur Besi dhe Xhensila [FOTO]

Publikuar më: 09:45 15-10-2017

Ata janë padyshim një nga çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun, sidomos pas dasmës së tyre madhështore, e cila ishte një ndër më të bukura që kemi parë ndonjëherë. Prej rreth 8 vitesh në një lidhje dhe dashuria e tyre është si vera, sa më shumë kohë kalon, aq më e mirë bëhët.

Por nëse ishit kuriozë se si ka lindur kjo dashuri, atë e ka zbuluar Bes Kallaku në emisionin “Xing me Ermalin”.

xhensi.png

Ai ka treguar se ishte pikërisht Nard Ndoka i cili i kishte telefonuar për të dalë, dhe teksa ishin duke ecur me makinë ai kishte parë Xhensilën duke ecur në rrugë me nënën e saj.

“Është hera e parë që po e them! Nuk e kam thënë kurrë. Arsyeja e daljes sime nga shtëpia për të parë Xhensilën në rrugë ka qenë Nard Ndoka. Isha në shtëpi dhe më mori në telefon Nard Ndoka dhe më tha të shkoja me të në Vlorë. Dal me makinë, shoh në rrugë një vajzë me një grua, Xhensilën me mamanë e saj. Nuk besoj në dashuri me shikim të parë kështu që bëra edhe një xhiro të dytë. Herën e dytë ndalova makinën, dola dhe i thashë mamasë së Xhensilës: “Kush është kjo vajza se qenka shumë e bukur. Ta ruajt Zoti! Xhensila sa më pa, vazhdoi rrugën, as nuk ndaloi fare. “Është vajza ime, Xhensila, ka qenë tek Ethet”, më tha mami i Xhensilës.

Marshalla sa e mirë qenka”, iu përgjigja. Pastaj thashë me vete: “Tokë e xanun”. Fillova i shkoja nga prapa, filluam të njiheshim, të dilnim bashkë. Ajo çfarë më ka afruar më shumë me Xhensilën, për fat të keq, por për fat të mirë timin, që mami i Xhensilës ishte e sëmurë. M’u desh të interesohesha unë, të shkoja në spital, u mora me kurimin e mamasë së Xhensilës. Aty fillova ta bëj Xhensilën për vete dhe kur erdhi momenti që mamaja e Xhensilës do operohej, dikush duhet të jepte gjak. Shkoi Xhensila të jepte gjak, por unë nuk e lashë dhe dhashë gjak vetë. Kaluan 6 muaj, u sëmurë prapë, dhashë gjak për herë të dytë. Tani e falenderoj me zemër Nard Ndokën që ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”- tha Besi.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605