INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dashuria e nënës/ Shihni sesi dreri largon nga rruga të voglin e rrëzuar [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 03-06-2018

Dashuria e nënës nuk njeh kufinj.

Është një ndjesi që merr jetë në çdo gjallësë e cila merr frymë. Dhe padyshim instikti i mbrojtjes për të vegjëlit është më i fortë se çdo gjë tjetër.

E tillë është edhe historia e një dreri nënë së bashku me të voglin e saj.

Vogëlushi dre është rrëzuar dhe ka ndalur në mes të rrugës.

Nëna i afrohet dhe e ndihmon të ringrihet dhe së bashku vijojnë rrugën.

Pamje të tilla prekësë janë xhiruar në Port Orchard në Washington.

Shijojini këto pamje!

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499