INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuria është në ajër! Modelja ruse bën sakrificën e veçantë për Don Xhonin!

Dashuria është në ajër! Modelja ruse bën sakrificën e veçantë për Don Xhonin!

Publikuar më: 11:37 26-01-2022

Reperi i njohur kosovar dhe modelja ruse Ariana Lirey janë tashmë në një lidhje me njeri-tjetrin, dhe dita ditës, e shpehin akoma më shumë dashurinë që ata kanë.

Ditën e sotme, Ariana na ka njoftuar se ka nisur të bëjë një gjest shumë të këndshëm dhe romantik për të dashurin e saj. Nëpërmjet një story në llogarinë e saj të “Instagram” fillimisht ajo ka postuar një screenshot në të cilën duket se është duke marrë leksione për alfabetin shqip dhe gjuhën shqipe.

Më pas, ajo ka shkruar se është duke mësuar gjuhën shqipe, por jo vetëm, ajo ka nisur të zbulojë informacione lidhur me anën historike dhe kulturore.

Modelja thekson që edhe pse kjo gjë i duket e vështirë, i pëlqen shumë.

“Unë fillova të mësoj, jo vetëm gjuhën shqipe. Une nisa të studio origjinën e saj, kulturën dhe historinë. Do të jetë e vështirë, por mua më pëlqen. Faleminderit”- shkruan ajo në “Instagram”.

Don Xhoni dhe Ariana Lirey ishin komentuar prej kohësh për një lidhje dashurie mes tyre. Rrjetet sociale kanë zhurmuar nga postimet e tyre që lënë të kuptohet se raporti i tyre ishte më i veçantë dhe modelja ishte e gatshme për të marrë mbiemrin e tij.

Më në fund ata e konfirmuan lidhjen e tyre kur u takuan në Dubai dhe postuan pozat e tyre të para.

sfag.png

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148