Është bërë traditë tashmë. Në çdo foto të re të reperit Fero, të gjithë fansat me padurim presin pak më poshtë komentin e të dashurës së tij bukuroshe, Arbenita Ismajlit.
Pak ditë pas ndryshimit total të paraqitjes me flokët e verdhë dhe rrobat ngjyrë neoni, të përgatitura për videoklipin e ri, Fero tashmë ka goditur me një foto të re.
Në të ai shfaqet me një kostum vjollcë dhe poshtë ka shprehjen e famshme të Pablo Escobar: “Plata o Plomo” dhe sigurisht komenti i modeles nuk mund të mungonte:
"Për pak sa nuk rashë nga dritarja për këtë foto", i komenton Arbenita duke treguar sakrificën e madhe dhe rrezikun e jetës që ka kaluar.
"Edhe model je, jo veç artist", është një koment tjetër nga modelja.
Le të themi që dashuria ka rreziqet e saj.