INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Dashuria” Meta-Donald Lu [VIDEO]

Publikuar më: 16:57 14-02-2017

Takim kokë më kokë për 120 minuta, më i gjatë se protokolli në të tilla raste është zhvilluar mes Ilir Metës dhe Donald Lu. Por pas këtij takimi kanë ardhur publikisht dhe mesazhet vlerësuese që kanë të dy palët për rolin njëri tjetrin, në kuadër të reformës në drejtësi. Ndërsa Ilir Meta shihet si element kyç në procesin e reformës në drejtësi, vetë kreu i LSI në këtë rol sheh ambasadën e SHBA. 

Ambasada e SHBA:
“Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot. Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët”.
Ilir Meta:
“Nuk jam këtu për të diskutuar për detaje apo çështje të ndryshme, por për të konfirmuar edhe një herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë institucionet brenda vendit, që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë me ambasadën e SHBA dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partner kyç në këtë reformë, por edhe si një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s”.
Pjesë e bashkëbisedimit mes dy zyrtarëve të lartë ka qënë dhe reforma zgjedhore por dhe procesi i dekriminalizimit.
Ilir Meta:
“Kemi patur një takim mjaft konstruktiv me Ambasadorin dhe ekipin e tij. Natyrisht ky takim tepër konstruktiv dhe bashkëpunues është fokusuar në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparente, parimore dhe institucionale.
Dhe natyrisht që ky takim është përqendruar edhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, të standardit të tyre dhe në përpjekjet që duhen bërë për të përmbyllur reformën zgjedhore, që duhet të ishte përmbyllur me kohë sa më shpejt në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Por sigurisht edhe në rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe besueshmërinë e reformës në drejtësi në procesin e zbatimit të së cilës tashmë kemi hyrë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379