INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuria nuk njeh moshë ...Dasma që shokoi botën [FOTO]

Dashuria nuk njeh moshë ...Dasma që shokoi botën [FOTO]

Publikuar më: 17:05 07-05-2018

Epo dashuria nuk njeh moshë. Kjo mbi të gjitha vlen për Moussali Mohammed al-Moujamaie, një burrë 92 vjeçar irakian, i cili sapo është martuar, për herë të dytë në jetën e tij me një vajzë 70 vjet më të re se ai. Bashkëshortja e tij, Mouna Moukhlif al-Joubari 22 vjeçe tha se e do bashkëshortin dhe shpreson “ta bëjë të lumtur’’

Martesa u kremtua me shumë gëzim kur i moshuari vendosi të celebronte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy djemve të tij të vegjël, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
“Jam shumë i lumtur që jam martuar në të njëjtën ditë me dy djemtë e mi”, u shpreh Moujamaie.

92_vjec.jpg

 

“I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mi disa herë në mënyrë që të mund të arrija të gjej një grua të mirë dhe të martohem të njëjtën ditë me djemtë” shtoi ai.

Moujamaie i ve që prej tre vjetësh, ka 16 fëmijë 12 djem dhe katër vajza nga martesa e tij e parë, që zgjati 58 vjet.
Festa zgjati katër orë dhe u shoqërua nga këngët, vallëzimet dhe të shtëna me armë zjarri.

foto.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0022289752960205