Dashuria nuk njeh moshë dhe as statuse sociale. Një shembull të dashurisë së pastër e pëcjell edhe mbreti i Tajlandës i cili është martuar me truprojen e tij, duke e shndërruar në mbretëreshë.
Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u kthye në monarkun kushtetues të vendit pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016. Ai është martuar e divorcuar tre herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.
Truproja e tij gjenerali, Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya është zëvendes-shefja e ekipit të vet të sigurisë; tashmë ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesëtare e rregullt e familjes mbretërore”.
Suthida në fakt, ka qenë prej një kohe të gjatë partnere e mbretit Vajiralongkorn dhe bashkë janë parë në publik për shumë vite me radhë, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht.
Në pamjet filmike, monarku shihet duke derdhur ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës.