INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
#dashuriepare, fushata dedikuar dashurisë së parë [VIDEO]

#dashuriepare, fushata dedikuar dashurisë së parë [VIDEO]

Publikuar më: 13:46 08-02-2018

Dashuria e parë nuk harrohet? Kështu thonë. Ti e mban mend? Dikush qesh, dikush përlotet, dikush tjetër dëshiron ta rijetësojë. Por sa sinqeritet ka në rrëfimet tona? Të rriturit mendohen dy herë për dashurinë e parë, ndërsa sinqeriteti i fëmijëve nuk ka çmim. Ndaj këtë "Shën Valentin" nuk duam të trazojmë kujtimet tuaja sepse... të jemi të vërtetë duam një "Shën Valentin" me sytë e fëmijëve. Ata shohin ndryshe, ndjejnë pa komplekse. Ne humbasim rrugës, ata janë ende në start. Fëmijët duan vërtetë! Dashuria e tyre nuk dhemb, vetëm buzëqesh! 

Altea, Aron, Brajan, Danilo, Ebigel, Iris, Kloe, Oresti, Ouen, Vesa, Xhizel janë për ne ëmbëlsira e fushatës së IN Tv  #dashuriepare. Nuk u lodhëm shumë të mësonim prej tyre, pasi përgjigjet na mbushën brenda pak sekondash me një energji tejet pozitive dhe shumë, shumë buzëqeshje!

Kur e pyetëm se kur do të martohet Danilo përgjigjen e kishte gati : “Kur të bëhem 20 vjeç, atëherë!”

Oresti duket se i njeh mire shijet e babit, çfarë dhurate do donte ai për të? “Mami ti bënte babit një Audi RS4!”

Ka më shumë se kaq, ndaj mos humbisni të gjitha videot duke klikuar këtu.

Bashkohuni edhe ju me ne, në fushatën krejt të veçantë #dashuriepare. Ndani në rrjetet tona sociale, Instagram apo Facebook, ndjesinë tuaj rreth dashurisë së parë duke postuar video apo foto më këtë hashtag. 

Jemi të sigurtë që pasi të këni parë këta fëmijë nuk do mendoheni dy herë për dashurinë tuaj!

Article Logic
Execution time: 0.0040731430053711