Të dashuruar në filma dhe jetën reale. Këta janë disa nga çiftet më të njohura turke që janë dashuruar gjatë xhirimeve.
Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit janë njohur në 2013 gjatë xhirimeve të filmit Çalıkuşu.
Pas kësaj ata u dashuruan dhe vendosën të realizon një tjetër film së bashku, 'Ask Sana Benzer'.
Në 2017 vendosën të finalizonin dashurin e tyre me martesë.
Fatih Harbiye ishte filmi nga lindi dashuria midis Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu.
Neslihan e njohur për publikun shqiptar si Nihan dhe Kadir kurorëzuan dashurin e tyre në martesë në vitin 2016.
Aktorët e filmit Istanbullu Gelin, Salih Bademci (Fikret) dhe İmer Özgün (Esra) pavarësisht se luajnë rolin e dy të dashuruarve në jetën reale ata janë të martuar që prej vitit 2015.
Një tjetër aktore e serialit të njohur Istanbullu Gelin, është njohur me dashurin e saj nga skenat e xhirimeve.
Bëhet fjalë për aktoren simpatike Asli Enver dhe këngëtarin dhe aktorin Murat Boz. Ata janë njohur dhe dashuruar gjatë xhirimeve të filmit "Kardesim Benim"shkruan intv.al
Një histori të lindur gjatë xhirimeve ka dhe aktori i njohur me origjinë shqiptare Baris Arduç.
Gjatë xhirimit serialit Deliha Baris u njoh dhe u dashurua me aktoren Gupse Ozay. Pavarësisht se historia e tyre përfundoi ata u komentuan shumë nga mediat turke, shkruan intv.al
Të gjithë e mbajmë mend djalin simpatikë Deniz nga filmi "Fate të kryqëzuara" pavarësisht se për publikun shqiptarë ai u bë i njohur me këtë rol, në shtetin fqinjë ai ka një karrierë të suksesshme.
Një ndër filmat që Ceyhun Mengiroğlu ka luajtur është dhe Adi Mutluluk, film ku njohu dhe dashurin e tij Dilara Aksüyek, aktorja e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga Istanbullu Gelin me rolin e Ipek.
INTV.AL