Një kafshatë sa për të mbijetuar deri të premten.
E tillë mund të konsiderohet video e publikuar para pak minutash nga Era Istefi me sekuenca dhe prapaskena nga klipi i saj "Redrum". Ndonëse i plotë do të dalë këtë të premte më 24 shkurt, këngëtarja ka vendosur të na servirë diçka të shkurtër, si për të na mbajtur gjallë etjen që na ka pushtuar prej kohësh për muzikën e saj. Mjaftuan 27 sekonda që ne të binim në dashuri me projektin e ri të bonbones Era Istrefi. Ufffff...e premtja nuk na është dukur kurrë më larg se këtë herë!