INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuroni pastat? Makaronat ju ndihmojnë të humbisni kile

Dashuroni pastat? Makaronat ju ndihmojnë të humbisni kile

Publikuar më: 16:30 03-04-2018

Pastat mund të jenë pjesë e dietës tuaj nëse po përpiqeni të humbisni disa kile.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që dashurojnë pastat.

Sipas studimeve të reja duke ngrënë tri herë në jave makarona të gatuara sipas traditës italiane mund të humbisni 0.5 kg në 12 javë. Të paktën kështu thotë studimi i realizuar në Kanada.

‘ Mund të themi se pasta nuk ndikon negativisht tek pesha sigurisht nëse ështe pjesë e një diete të shëndetshme’ shprehen studiuesit.

Ata shtojnë se makaronat në fakt nuk na shtojnë në peshë. Kërkuesit morën në studim rreth 2448 persona duke parë ndikimin e pastave.

Në bazë të dietës së përcaktuar pjesëmarrësit në studim hëngrën rreth 3 herë në javë makarona dhe u panë rezultatet se ata humbën peshë.

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955