Një Top Modele ka shpërndarë videon e dasmës së saj me një biznesmen egjyptian i cili ishte 37 vjet më i madh se ajo.
Modelja 26 vjeçare, Xenia Deli u martua me 63 vjeçarin Fathi Rabah Al-Sharif.
Ata e bënë martesën e tyre në ishullin e njohur grek, Santorini, gjatë muajit qershor.
Modelja e Playboy e cila u bë e njohur për pjesëmarrjen në klipin ‘What do you mean” të Justin Bieber, tashmë vihet në qendër të medias sociale për dasmën e saj lukzose.
Dasma e zhvilluar në fshatin Pyrgos, thuhet se kushtoi 1 milionë euro.
Videoja tregon gjithashtu nusen e cila dukej mahnitëse e veshur me fustanin e mrekullueshëm të dizenjuar posaçërisht për të nga stilisti i njohur Zuhair Murad.
Deli nuk është përpjekur aspak të fshehë dallimin e moshës mes saj dhe bashkëshortit Al-Sharif i cili është president i grupit të bizneseve “Admiral”. Madje ajo iu është përgjigjur personalisht edhe kritikëve online.
Pas dasmës, çifti i sapomartuar shijoi disa ditë me diell në Santorini para se të udhëtonin drejt Zvicrës.