INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma e Marinës dhe Getoarit me një shije të hollë pasanikësh, ja çfarë menuje u servir [FOTO]

Dasma e Marinës dhe Getoarit me një shije të hollë pasanikësh, ja çfarë menuje u servir [FOTO]

Publikuar më: 15:03 11-09-2017

Ashtu si edhe dasmat e tjera vip, edhe ajo e Marinës dhe Getoarit u përfol  deri  tek detajet më të vogla. Përveç paraqitjes së çiftit, diçka tjetër që ka tërhequr vëmëndjen ishte edhe menuja e dasmës. Shije.al ka zbuluar se çfarë përmbante menuja e cila si fillim na duhet të themi se ishte me një shije të hollë pasanikësh. 

Në tërësi të saj  përfshinte sallatën, antipastën,një pjatë të parë, të dytë, të tretë dhe në fund ëmbëlsira.

Për të zbuluar më tepër detaje rreth saj, hidhini një sy dhe gjykojeni vetë:

Menuja e plotë:

Sallata ekzotike me karkaleca të pjekur, havjar të zi, mente dhe erëza të freskëta.

Antipasta toke me reçel kajsie dhe fruta ekzotike.

Miks krudo me azot.

Fileto portokalli,salcë frut pasioni,mangoje dhe petale.

Pjata e pare

Tortelini të mbushura me tul gaforre,krem selinoje,filiza gruri,karkalec dhe salcë gjalpi.

Pjatë e dytë

Fileto levreku me krem lulelakre,asparag,lakër brukseli,kërpurdha baby,salcë limoni,lakër kineze.

Serbeto,lime me supë luleshtrydhe,zest portokalli dhe mente.

Pjata e tretë

Fuzion i mishit të kecit dhe qingjit i presuar me krem limoni, salcë zhu, biskotë nero di sepia.

Ëmbëlsira

Mus çokollate, krem kajsie dhe akullore.

 21585041-10214200104412693-369178953-n_1505125092-4721707.jpg

2_1505125086-7911017.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496