INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma e Miley dhe Liam, më shpejt se sa e prisnit

Dasma e Miley dhe Liam, më shpejt se sa e prisnit

Publikuar më: 11:23 28-04-2016

Konfuzioni që e ka shoqëruar këtë lidhje të gjatë, shumë shpejt mund të marrë fund.

Fëmija i egër i Hollywood-it, Miley Cyrus, mund të shkojë drejt altarit këtë verë dhe mamaja Tish Cyrus po e ndihmon të planifikojë ceremoninë, raporton një burim i brendshëm. Idea për martesën ka qenë në ajër që kur dy të dashuruarit u ribashkuan vitin e kaluar pas ndarjes së tyre në vitin 2013. Plani për martesën hedh poshtë deklaratën e Hermsworth i cili tha se nuk ishte fejuar dhe këmbanat e dasmës duket se janë në horizont për romancën e shekullit.

“Ka mundësi që ata thjesht të arratisen në Las Vegas dhe të martohen atje”,  ka thënë burimi. Ndërsa çifti kanë qëndruar të heshtur, zërat thonë se ata janë shumë të lidhur dhe se jetojnë bashkë. Shpresojmë që këtë herë të shkojnë deri në fund dhe Miley të mos largohet nga altari!

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711