INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma e Sarës dhe Ledionit ishte si në përralla, por me siguri nuk e kishit marrë vesh se dikush ishte kundër kësaj martese [FOTO]

Dasma e Sarës dhe Ledionit ishte si në përralla, por me siguri nuk e kishit marrë vesh se dikush ishte kundër kësaj martese [FOTO]

Publikuar më: 18:25 17-09-2018

Jehona e dasmës së Sara Hoxhës dhe Ledion Liços vazhdon ende, e jo më kot, pasi çdo detaj nga kjo dasëm kaq private është zbuluar pak nga pak.

Si me foto dhe video nga të ftuarit, miqtë dhe tani së fundmi ka qenë pikërisht motra e nuses, Lori Hoxha e cila me anë të një vlogu në YouTube na ka shuar kureshtjen për “prapaskenat” e një prej dasmave më luksoze e më të komentuara të verës.

Por një prej momenteve më të spikatura të vlog-ut ishte biseda e Lorit me nipin e saj, London.

Lori e pyet London-in në qoftë se ishte i lumtur që mami dhe babi po martoheshin dhe vogëlushi me pafajsinë e një fëmije ka thënë “jo”.

Pikërisht këtë moment Sara e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, nëpërmjet një videoje të postuar në “Instagram”.

Momentin e gjeni në minutën 15:08 të videos së Sarës në YouTube. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248