Nje dasmë e mbushur plot dashuri…
Sot çifti i kinematografisë turke, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcenin ka kurorëzuar romancën e tyre disavjeçare. Bëhet fjalë për Burak Ozcivit, I cili për publikun shqiptar njihet nga filmi “Kara Sevda” si Kemali dhe është një ndër aktorët turq me të pëlqyer dhe Fahriye Evcenin, të cilët i kanë thënë po njëri-tjetrit. Në ceremoninë e organizuar në supervilën “Sait Halim Paşa Yalısı” të Stambollit ishin të pranishëm shumë miq dhe familjarë të dyshes. Dhe kjo me siguri në Turqi do mbahet mend si dasma e vitit, 2017./intv.al/