Dita e tyre më e ''lumtur'' u kthye në ditën e fundit të jetës për një çift të sapomartuar. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku burrë e grua humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, vetëm pak kohë pasi kishte mbaruar ceremonia e dasmës së tyre.
Mediat e huaja shkruajnë se viktimat Byler dhe Bailee Ackerman gjetën vdekjen, kur helikopteri me të cilin lëvizën u rrëzua në anë të një kodre. Piloti bashkë me çiftin mbetën të vdekur në vend.
Një mik i përbashkët i çiftit, që ishte edhe në dasmë, Eric Smith, ndau lajmin tragjik në Facebook, duke shkruar se: "Piloti, Jerry, ishte gjithashtu në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”.