INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma kthehet në mort, ja kush është  32-vjeçarja që vdiq në mënyrë misterioze në Shkodër

Dasma kthehet në mort, ja kush është 32-vjeçarja që vdiq në mënyrë misterioze në Shkodër

Publikuar më: 11:16 01-06-2018

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës ku një 32 vjeçare humbi jetën në mënyrë misterioze.

Viktima Jozefina Çefaj ka qene e ftuar në një dasmë kur ka filluar të mos ndihet mirë, ajo ka dal jashtë për të pritur ambulancën ku ka humbur ndjenjat dhe brenda pak minutave ka ndërruar dhe jetë.

Edhe pse të afërmit tentuan t’i japin ndihmën e parë, 32-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. Sipas familjarëve, Jozefina Çefaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje shëndetësore.

Një dyshim për shkakun e vdekjes së të Josefinës, është helmimi nga ushqimi, por megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë:
Me date 31.05.2018 në orën 20.35 jemi njoftuar se në fshatin Melgushë, Shkoder jashtë një lokali, ka vdekur shtetasja Gj. Ç. 32 vjeçe banuese në “Ndoc Mazi” Shkoder.
Nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mesohet se pasi ka pas probleme shendetësore ka dalur jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë, e cila është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994