Shumë shpejt Orinda Huta dhe Turjan Hyska do ta finalizojnë lidhjen e tyre të gjatë me martesë.
Gjatë kësaj kohe çifti është marrë me organizimin dhe detajet e dasmës në mënyrë që në ditën e e tyre të veçantë, çdo gjë të jetë perfekte. Por si duket ajo që po e përjeton që tani me emocione të mëdha është këngëtarja bukuroshe. Orinda ka qenë duke provuar fustanin e nusërisë dhe është emocionuar aq shumë saqë nuk i ka mbajtur dot lotët. Një pamje sa e bukur aq edhe mallëngjyese kjo që na dhuroi 30 vjeçarja. /intv.al/