Dasma e mbajtur mbrëmë e vëllait të Valdrin Sahitit, Dekorit, i cili është po ashtu menaxher i labelit Babasatar, ka mbledhur artistët shqiptarë.
Në një dasëm madhështore ku performuan live, Flori Mumajesi, Klajdi, Bruno e Shkurte Gashi, Dekori dhe Adea kurorëzuan dashurinë e tyre. Në mesin e të ftuarve ishte Getoar Selimi me të dashurën Marinën, por aty ishte edhe ish e dashura e tij, Liberta Saphiu.
Liberta ka publikuar imazhe në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet duke vallëzuar me një pamje mjaft seksi, në dasmën që ka përfomuar Flori, që është përfolur të jetë i dashuri i saj. Por ajo që ra në sy ishte momenti kur Flori po këndonte për ciftin pikërisht këngën që ka realizuar para shumë vitesh për Orinda Hutën “Të dua” ndërsa Liberta e filmonte.
Këta janë disa nga personazhet e njohur që morën pjesë në këtë dasëm.