Përfshirja e shumë artistëve në gëzimet familjare, dasmat, merr shpesh diskutime online. Në shtëpinë e IN Tv në “Një kat më lart” Anxhela Peristeri tha se sot nuk ka më paragjykime për dasmat.
“Te gjithë këndojnë në dasma, mendoj që është shumë e mirë si biznes, është gjithmonë plot dhe lekët i merr më përpara”- tregoi Anxhela. Nisur nga kjo Ermali e pyeti sesi funksionon pagesa e saj në këto evente teksa ajo sqaroi se ka tarifë fikse kur shkon më grupin e saj, ndërsa tjetër pagesë kur shkon vetëm.
E çuditshme, por këngëtarën korçare e kanë kërkuar shumë në dasmat e veriut ndaj nuk mund të rrinte pa na kënduar një këngë veriore edhe në program.
Mos e humbisni duke ndjekur bisedën e plotë.