Milot Rashica dhe Belkiz janë ndër çiftet më të preferuar dhe të komentuar në shtypin rozë të cilët janë fejuar në vitin 2015, mesa duket ata kanë marrë një hap shumë të madh për jetën e tyre e cila është martesa.
Mbrëmjen e djeshme e fejuara e Milotit, Belkiz Kera ka mbajtur kanagjegjin.
Ajo ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit nga kanagjegji i saj ku shfaqej e veshur me kostum tradicional, me dimi dhe jelek.
Belkiz kishte veshur edhe një fustan tjetër, por këtë herë me xixa e cila dukej tamam si një princeshë. E fejuara e Milotit është komentuar shumë në mediat kosovare për bukurinë e saj e cila shkëlqeu në kanagjegjin e saj.