Vera nuk është vetëm sezoni i pushimeve por është edhe ai i dasmave.
Kryefjala e kësaj vere do të jetë një dasmë VIP që është mundur të zbulohet vetëm orët e fundit.
Ai është shumë i dashur dhe i preferuar për të gjithë ne ku na ka nderuar në ndeshjet që ai ka luajtur duke përfaqësuar shtetin tonë Shqipëri, dhe e kemi fjalën për Elseid Hysaj.
Lajmin e bën me dije “Revista Class” duke konfirmuar se mbrojtësi i kombëtares ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkodër, për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare me partneren e tij, Fiorenza.
Fiorenza, vajza që i ka rrëmbyer zemrën 25-vjeçarit nuk është e panjohur për publikun pasi ajo ka fituar kurorën e “Miss Shqipëria” në vitin 2013.
Çifti kanë dhe një vogëlush 3-vjeçar të quajtur Elis, i cili padyshim që do të jetë i pranishëm në dasmën e prindërve të tij i cili do t’ju dhurojë atyre dhe unazat në altar.