Një grup dasmorësh shqiptarë janë ndaluar në Hamburg, në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”.
Mediet gjermane raportojnë se ishin gjithsej 20 makina të mbushura me dasmorë. Ndalimi i tyre është bërë nga qytetarët, të cilët kanë denoncuar zhurmat të ngjashme me shkrepjet e armëve.
Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në makinat e dasmorëve u gjetën dhe sekuestruan sasi marijuane, bomba tymuese dhe disa fishekë.
Policia është duke vijuar hetimet, por ende nuk ka dhënë detaje nëse zhurmat e dëgjuara nga qytetarët ishin shkrepje armësh.